SHBA- Ditën e djeshme në inaugurimin e Joe Biden si president zyrtar të SHBA-së, atmosfera festive e krijuar me muzikën e këngëtarëve me famë botërore si Katy Perry, Demi Lovato dhe Bon Jovi kishte në thelb unitetin.
Himni kombëtar u këndua nga Lady Gaga, gjatë ceremonisë së betimit e cila edhe ka shtuar se performaca e saj do të donte të shënonte një moment ndryshimi. Mes tyre ka përformuar edhe ylli i pop-it Jennifer Lopez, John Legend etj.
“Donim të siguroheshim se inaugurimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me ne, por me të gjitha SHBA-në”, tha Bideni gjatë fjalimin të tij, duke dhënë kështu një mesazh uniteti dhe bashkimi, që ishte edhe tema kryesore e koncertit të mbajtur ditën e djeshme.
Gjatë koncertit, këngëtarët u prezantuan nga njerëz të zakonshëm që kanë bërë gjera të "jashtëzakonshme", si rasti i një vajze 8-vjeçare e cila mblodhi 50 mijë dollarë, nga një stendë e krijuar prej saj duke shitur limonadë me qëllim të ndihmonte të pastrehët.
Zëvendës presidentja Kamala Harris, ish zonja e parë Michelle Obama, ish zonja e Parë dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, pothuajse i të gjitha grave të pranishme ishin të veshura me ngjyrën lejla. Ky është një detaj tjetër I unitetit që është përcjellë gjatë ceremonisë së inagurimit pasi ngjyra është simbol i dy partive - një kombinim i blusë dhe të kuqes së partive Demokratike dhe Republikane.
Joe Biden u inaugurua ditën e djeshme zyrtarisht, si president i SHBA-së, duke u bërë i 46 në radhë. Fatmirësisht, nuk pati trazira të përsëritura si ato të 2 javë më parë të cila erdhën si pasojë e certifikimit të Bidenit si president, nga mbështetësit e “zjarrtë” të Trumpit, ku edhe humbën jetën 5 persona.