Kronikë

Pa liçencë, mes mykut dhe produkteve të paetiketuara, bllokohen tre biznese në Himarë

19 Gusht 2019, 16:23| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 16:40

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Kontrollit ka bllokuar tre biznese në Himarë nga mungesa e liçencës, produkte të paetiketuara dhe kushteve higjenosanitare. Biznesi i parë tregtonte mallra ushqimore dhe  furrë buke. Nuk përmbante licensën përkatëse, pa plan për manualin e vetkontrollit.  Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare me një dysheme të dëmtuar dhe të çarë si dhe prezencë myku në mure, një sasi prej 33 kg mocarela të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara u bllokua biznesi deri në plotësimin e kushteve dhe u vendos një gjobë prej 1.550.000 lekësh.

Biznesi i dytë është një market ushqimor dhe ushtronte aktivitetin e papajisur me liçencën përkatëse, pa sistemin e gjurmueshmërisë, pa planin me manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 39 kg gjalp e paetiketuar. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese u bllokua aktiviteti i biznesit dhe u vendos një gjobë prej 1.200.000 lekësh.

Biznesi i tretë është një Fast Food, ushtronte aktivitetin i papajisur me liçencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, ku tualeti ishte në një ambjent me prodhimin, pa sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa planin me manualin e vetkontrollit. U gjet gjithashtu edhe sasia prej 80.5 kg djath kaçkavall dhe 60 kg gjizë të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese u vendos bllokimi i aktivitetit, bllokimi i 140.5 kg produkte ushqimore dhe një gjobë prej  1.100.000 lekësh.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të konsumatoreve.

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selenice: 19/08/2019 21:50

    Mos qëndroni në Vlorë po ajdeni në Selenice

    Përgjigju
  • Foto Karavella: 19/08/2019 18:01

    Duke pare emrat e biznesmeneve te gjobitur, bindem dhe me shume se rilindja po godet biznesmenet kundeshtar ne politike, te tre keta emra kane qene ne opozite me Kryetarin e Bashkise Jorgo Goro, mire qe i gjobisin me disa nene e disa gjoba por dhe ju mbyllin aktivitetin ne kulm sezoni

    Përgjigju
  • Laçot: 19/08/2019 17:24

    Pis milet ne Vlore, Pu pu pu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?