Erogen Brajoviç me Vangjel Dulen

Kronikë

Mes politikës dhe botës së showbiz, jeta kontroverse e Erogen Brajoviç, shënjestrës së atentatit në Shkodër ku mbeti i plagosur

8 Shtator, 21:15| Përditesimi: 8 Shtator, 21:20

  • Share

1757359099_erogenbrajovimevangjeldulen.jpg

Erogen Brajoviç mbeti i plagosur në masakrën e sotme në Shkodër. Ai ishte objektiv i atentatit, siç tha në polici edhe vetë autori Ragip Gila.

Erogen Brajoviç nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Brajoviç  rezulton i përfshirë në grupin Bajri, pasi në vitin 2023, emri i tij doli në një dosje të SPAK. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Historia e tij nis në vitin 2007, kur është akuzuar për “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Në qershor të vitit 2020, ai ishte subjekt i OFL-së për justifikimin e pasurisë. 

Disa vite më vonë, ai u përfshi në politikë. Nën siglën e partisë së Vangjel Dules, PBDNJ, është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër.

Në vitin 2018, Erogen Vaso alias Brajoviç u arrestua për herë të dytë nga Policia. Forcat Speciale arrestuan katër persona, të cilët cilësoheshin si "të fortët" e kryeqendrës së veriut.

Foto: Erogen Brajoviç dhe Luis Ejlli
Foto: Erogen Brajoviç dhe Armand Duka


Lajmi kryesor:

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë! Plagoset anëtari i Bajrave dhe kamerierja! Pranga autorit: Doja të vrisja Erogenin! ‘Bastisen’ banesat e fisit Lici (FOTO+VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?