Mërgim Vojvoda

Mes Serisë A dhe Turqisë, Mërgim Vojvoda vendos për ekipin e ri

26 Korrik 2023, 16:31| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 16:32

  • Share

Mërgim Vojvoda me të gjitha gjasat do lërë këtë merkato Torinon në Serie A dhe do ndërrojë ambient. Edhe pse sezonin e fundit 28-vjeçari luajti në 29 ndeshjes dhe dhuroi pesë asiste për "Toron", duket se trajneri Ivan Juric nuk e ka në listën e të preferuarve.

Fenerbahce në Turqi dhe Hellas Verona janë pas mbrojtësit të djashtë të Kosovës, me Mërgimin që pritet të qëndrojë në Serie A. Në Itali janë të sigurt se shqiptari dëshiron të luajë në nivele të larta, paçka se paga në Turqi mund të jetë më e madhe.

Vojvoda ka bërë 87 paraqitje për "Toron" në tre sezonet e fundit, duke shënuar dy gola. Më parë për një sezon ai luajti në nivele të larta me Standard Liege në Belgjikë. Vojvoda është mbrojtës i djathtë dhe gjithashtu mund të luajë në qendër dhe në krah të mesfushës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?