Mario Mitaj

Mes talenteve më të mirë në botë, Mario Mitaj bën 'bomberin' dhe shënon me rusët

8 Shkurt, 16:16| Përditesimi: 8 Shkurt, 16:17

  • Share

Mario Mitaj është ndër pesë mbrojtësit më të talentuar të moshës së tij. Mëngjarashi di të bëjë mirë edhe në fazën e avancuar, teksa ka shënuar golin e radhës me Lokomotivën e Moskës.

Në fitoren 2-0 që rusët morën në miqësoren kundër Torpedo Moskës, Mitaj ka tundur rrjetën në minutën e 13-të, duke "vulosur" suksesin e të tijve. Mbrojtësi i Kombëtares kishte mundësi të bashkohej me Dinamon e Zagrebit në merkaton e janarit, teksa kërkesa e lartë e moskovitëve (7 mln euro) bëri që kroatët të tërhiqeshin.

Dhjetë ndeshje ka luajtur 29-vjeçari me Kombëtaren, duke qenë një zbulim i Sylvinhos që i besoi fanellën e titullarit. Me kontratë deri verën e 2027, Mitaj duket se në verë do ndërrojë ambient pasi për të ka kërkesa nga Evropa.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?