Në zbatim të plan kalendarit të stërvitjeve vjetore batalioni i dytë i këmbësorisë i Forcës Tokësore zhvilloi stërvitjen 72 orëshe fushore dimërore "Mbijetimi", në zona të ndryshme malore të qytetit juglindor.
Programi stërvitor në këtë rajon, përfshiu veprime në sulm, mes vështirësive jo vetëm të terrenit, por dhe kushteve atmosferike në zonën e Vithkuqit.
Evidentimi i kapaciteteve, por dhe zhvillimi i mëtejshëm i aftësive operacionale të trupave të batalionit të dytë të këmbësorisë ishin synimet e kësaj stervitje që do t'i shërbejë edhe certifikimit nga NATO në muajin shtator të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.