Sociale

Mes udhëtimit, punës dhe dashurisë për natyrën! Çifti francez në Kukës: Gjithçka është magjike, njerëzit janë të mrekullueshëm

29 Qershor, 08:39| Përditesimi: 29 Qershor, 08:53

  • Share

Në një kodrinë mbi Kukës, aty ku qyteti shtrihet si në pëllëmbë të dorës dhe horizonti zgjatet deri në majat e thepisura, takojmë një çift mjaft të veçantë.

Erik dhe Chantelle, 67-vjeçarë nga Parisi, jetojnë një jetë që shumë e ëndërrojnë: Udhëtojnë e të punojnë në të njëjtën kohë!

Ata tregojnë për Report TV se janë të punësuar në një kompani franceze, ndërsa lëvizin nëpër male me kamperin e tyre që është njëherësh shtëpi e zyrë, ku përfshihen si orenditë ashtu dhe laptopi me internet që u mundëson të punojnë online. 

“Është hera jonë e parë në Kukës, por e dyta në Shqipëri. Këtu do të qëndrojmë dy ditë, ndërsa punojmë për kompaninë tonë në Francë. Njerëzit janë të mrekullueshëm, malet dhe dielli, çfarë mund të kërkosh më shumë? Na mjafton interneti për t’u lidhur me Francën dhe të punojmë nga këtu bashkë me gruan time.”

Udhëtimi i tyre ka nisur vite më parë, fillimisht nga dëshira për të parë Pragën e mandej u shndërrua në mënyrë jetese. 

 “Malet përreth janë tepër të bukura. Kur i sheh këto bukuri, ndihesh i impresionuar. Për bregdetin shqiptar them se gjendet ne rrezik pasi ka humbur identitetin e tij, ndersa ketu ne Kukes gjithçka është e vërtetë dhe autentike.” 

 “Njerëzit janë gjithmonë të buzëqeshur, të gatshëm për të ndihmuar. Kudo që shkojmë na thonë ‘mirë se erdhët’. Ka hapësirë për të marrë frymë, për të ndjerë natyrën. Edhe pse malet nuk janë aq të larta sa në Francë, janë shumë më mbresëlënëse”

Pas Kukësit, çifti do të udhëtojë drejt Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. Ata janë të dashuruar me Ballkanin Perendimor, veçanërisht me pjesët më pak të njohura të tij.

“Për mua, Kosova është më e rrafshët dhe nuk mund të shkojmë në veri për shkak të tensioneve me Serbinë. Nuk është shumë e rrezikshme, por është një situatë e ndërlikuar. Megjithatë, gjithë rajoni është magjik.”

Erik dhe Chantelle vazhdojnë jetën e tyre midis udhëtimit, punës dhe dashurisë për natyrën dhe njihen me vende e kultura e reja. Shqipëria, thonë ata, është një nga vendet më të bukura që kanë parë ndonjëherë.

Pra ju jeni e dashuruar me Shqipërinë?

'Po, po, gjithçka është magjike tek ju, ju keni një vend të mrekullueshëm. Ka disa hapësira ku mund të marrësh frymë lehtësisht, jo si atje të ne në Paris. Në punojmë nga pak kur udhëtojmë, por këtu është komplet një tjetër gjë...'

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushnjari: 29/06/2025 08:51

    Esht e vertet qe njerezit ne Kukes Tropoj dhe mbar Shqiperis se veriut perfshi Trevat shqiptare ne Dardani,Ilirid,Ulqin jan shum mikprites dhe bujar ,ndryshe kur shkojm ne jug bregdet e kan mendjen per ta dredhur,dhe me e keqja esht se e mbajn mendjen me te zgjur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?