Familja Cenolli me 5 anëtarë në fshatin Vashtmi në bashkinë e Maliqit, po kalon një periudhë shumë më të vështirë nga koronavrusi, pasi i vetmi burim të ardhurash që vinte në shtëpi, ishte rroga e gruas së familjes si ndihmës kuzhiniere. Me mbylljen e restorantit ku punonte si pjesë e masave për parandalimi e koronavirusit. Çifti Cenolli ,me 3 fëmijë të vegjël, 2 prej të cilëve të sëmurë vuajnë çdo ditë mjerimin në banesën që rrezikohet të shembet nga momenti në moment. Pa asnjë ndihmë ekonomike, pa ushqim, pa energji elektrike ata shtyjnë urinë me shpresën se dikush do iu gjendet pranë në këto ditë të vështira.
''Unë jam nënë e tre fëmijëve deri më datën 11 mars punoja në një restorant që atë ditë nuk kam punuar më. Nuk po pyes për bukën e gojës por të paktën për ilaçet e fëmijëve. Nuk më është dhënë paga, as ndihma asgjë. Të paktën dua një ndihmë sa për bukën e gojës", tha nëna e 3 fëmijëve.
Kryefamiljari i sëmurë tregon se më parë mundohej të siguronte punë në të zezë të paktën për të blerë ilaçet e dy fëmijëve të sëmurë ndërsa me situatën e krijuar nga korornavirusi ia ka privuar edhe këtë mundësi. "Më mirë të mos ekzistoja sesa të jetoj kështu'', janë fjalët e babait të 3 fëmijëve. I ndodhur në këto kushte i ka dërguar 2 fëmijët e sëmurë te motra e tij.
"Vetëm një dhomë kemi, tani nuk kemi asnjë të ardhur. Virusi i mbylli fare, vetëm gruaja punonte se unë dhe nuk punoj dot se jam i sëmurë dhe fëmijët i kam të sëmurë. Bëj një thirrje që të më ndihmojnë jo për mua por për fëmijët e mi", tha kryefamiljari
Në këto ditë të vështira le të ndihmojmë këtë familje, të paktën për barnat e fëmijëve dhe disa ushqime! Për personat të cilët dëshirojnë të ndihmojnë të kontaktojnë në numrin e familjes Cenolli 0682609103.