Mesfushori brazilian, Douglas Luiz është rikthyer në stërvitje me Juventusin, pas mungesës në ditën e parë të përgatitjeve verore, një mungesë që ngriti pikëpyetje dhe interpretime të shumta.
Në ditët e fundit mungesa e tij ishte parë si një akt rebelimi ndaj klubit, duke nxitur spekulime se lojtari po shtynte për një largim nga "Zonja e Vjetër". Megjithatë, pas një takimi me drejtuesit, Luiz ka vendosur të kthehet në grup.
Mediet në Itali bëjnë me dije se mesfushori është paralajmëruar për pasojat e mëtejshme dhe pritet që ai të ndëshkohet me një gjobë për mungesën e pajustifikuar. E ardhmja e tij në Torino mbetet e paqartë. Edhe pse interesimi nga klubet angleze ekziston, deri tani nuk ka oferta zyrtare në adresë të Juventusit.
Situata e Douglas Luiz do të jetë për t’u ndjekur gjatë javëve në vijim, ndërsa merkatoja verore mbetet ende e hapur.
Komente
