HOLANDË - Para përballjes ndaj Feyenoord në Champions League, lojtarët e Fenerbahces dhanë një mesazh të fortë përpara syve të publikut ndërkombëtar. Futbollistët turq u paraqitën në fushë të veshur me fanella që mbanin mbishkrimin: 'Ndaloni krimet kundër njerëzimit. Mjaft më'.
Ky gjest simbolik u interpretua si një reagim kundër zhvillimeve të fundit dhe situatës humanitare në Gaza, duke vendosur sportin në funksion të ndërgjegjësimit shoqëror.
Ndeshja ndaj Feyenoord u zhvillua në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Champions League dhe u fitua nga holandezët vendas.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Një gol në shtesë, van Persie 'gjunjëzon' Mourinhon! Fitojnë Benfica e Brugge
S.Dh/ReportTv.al