Zbardhet ‘misteri’ i arkivolit në mes të qytetit të Durrësit (FOTO)

27 Janar 2022, 13:38| Përditesimi: 27 Janar 2022, 21:48

  • Share

DURRËS- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në qytetin e Durrësit. Një arkivol është lënë në rrugë, në lagjen numër 1 në Durrës.

Hamendësimet ishin të shumta lidhur me arsyet e vendosjes së arkivolit në atë vend dhe personave që e kishin vendosur. Misteri, me të cilin “u vesh” ngjarja, është zgjidhur pak orë më vonë.

burime zyrtare konfirmojnë se me arkivolin e gjetur të braktisur mëngjesin e sotëm, ka mbërritur në Durrës trupi i një personi që ka ndërruar jetë në një spital në Turqi.

Familjarët e të ndjerit kanë përzgjedhur një tjetër arkivol, ndërsa atë me të cilin trupi i pajetë udhëtoi nga Turqia drejt Shqipërisë e kanë braktisur në vendin ku ai u gjet sot në orët e para të mëngjesit.

Prania e arkivolit në buzë të rrugës ka vënë në lëvizje edhe efektivët e Policisë së Rendit, të cilët fillimisht kanë kontrolluar arkëmortin për praninë e ndonjë objekti të dyshimtë dhe më pas kanë hapur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të zbuluar identitetin e personave, që e braktisën arkivolin në atë vend.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?