Mesazhi mashtrues që u ka shkuar përdoruesve në Whtasapp

Sociale

Mesazh mashtrues në Whatsapp, kërkon të votohet në një sondazh për të përfituar bursë studimi, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Bëni kujdes 

7 Prill, 16:59| Përditesimi: 7 Prill, 18:49

  • Share

Një mesazh mashtrues po mbërrin në celularët e qytetarëve, duke u kërkuar që të plotësojnë sondazhe, por në fakt ka qëllimin që të marrë të dhënat e përdoruesit të celularit.

Ky mesazh, që mbërrin në aplikacionin e WhatsApp, me një përmbajtje të përkthyer jo-korrekte fton qytetarët që të plotësojnë në sondazh një emër specifik, për të cilin “hakeruesit” thonë se është një e afërme e dërguesit të mesazhit.

'Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!', thuhet në mesazh. 

Alarmin e ngriti sot edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibërnetike që i kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes.. 

'Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues’, shkruan Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Mesazhi mashtrues që u ka shkuar përdoruesve në Ëhtasapp

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?