Pamjet nga Alpet Zvicerane

Mesazh shprese ndaj COVID-19, maja e Alpeve Zvicerane vishet me ngjyrat e flamurit amerikan

18 Prill 2020, 19:48| Përditesimi: 18 Prill 2020, 19:59

  • Share

Flamuri amerikan mbuloi dje majën e famshme të Matterhorn të Alpeve Zvicerane, duke shpërndarë mesazhin e shpresës e forcës kundër epidemisë së koronavirusit.

Artisti i njohur zvicerian Gerry Hofstetter, 58 vjeç, ka ndriçuar majën rreth 5 mijë metra të lartë me ngjyrat e flamurëve të botës që prej 24 marsit.

 “Aktualisht SHBA është vendi më i prekur nga pandemia COVID-19 prandaj mendimet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të paprecedentë. Mesazhi ynë është ai i shpresës dhe forcës. Mezi presim të takohemi përsësi në bazën e Matterhorn, jemi të gjithë bashkë në këtë”, thuhej në një deklaratë nga pika turistike e Zermatt Matterhorhn.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?