Agustin Gjini

Mesazhe me përmbajtje seksuale me vartësen, ish-drejtori i Portit të Shëngjinit: Më ka provokuar ajo

12 Korrik 2022, 21:08| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 21:26

  • Share

Në datën 06 korrik 2022, Fiks Fare transmetoi një investigim për emërimin e Agustin Gjini, me detyrën e drejtorit të Portit të Shëngjinit në Lezhë. Në investigim,  iu referua një vendimi të fundit të vitit 2021, të Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, Robert Gajda.

Ky i fundit, në një intervistë për Fiksin tha se “janë faktuar se mes Agustin Gjinit dhe vartëses së tij, E.Sh., ishin shkëmbyer disa mesazhe aspak normale, me përmbajtje seksuale.

Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare, u paraqit Agustin Gjini, i cili ka qenë ish-drejtor i Portit të Shëngjinit dhe Shef Sigurie po i atij porti. Gjini tha se është emëruar shef sigurie në Portin e Shëngjinit në vitin 2018. Në lidhje me arrestimin e muajit mars 2021, për falsifikim dokumentesh, tha se ka qenë nënkryetar i Komunës në Shëngjin, por vetëm ka përcjellë dokumente. Ai tha se prokuroria e dërgoi në gjykatë për falsifikim, por gjykata nuk pranoi këtë akuzë dhe e pushoi për tejkalim afatesh. Aktualisht, çështja është në apel.

Në lidhje me emërimin e tij si drejtor i Portit të Shëngjinit, ai tha se vetëm sa ka qenë i komanduar. Por, kur e pyesim se përse në QKB thuhej se emërimi ishte nga2022-2025, thotë se është “lapsus, gabim i QKB-së”.

Ndërkohë, për akuzën e dytë, atë të ngacmimit seksual në punë, z.Gjini tha se Komisioneri për Mbrojtjes nga Diskriminimi ka dhënë një vendim të njëanshëm. Ai tha se nuk e ka ballafaquar me ankuesen. Ndërsa pranoi se mes tij dhe ankueses, vartëses së tij, ka pasur komunikime por nuk e ka ngacmuar seksualisht. Ai tha ka qenë vartësja që e ka provokuar dhe e ka ngacmuar. Madje, edhe me natyrë seksuale.

Sipas tij, ka pasur edhe hetime nga Prokuroria e Lezhës për ngacmime seksuale, por që janë pushuar për shkak se s’ka pasur vepër penale. Ndërkohë, që vendimi i pushimit ka shkuar në gjykatë, por ende s’ka një vendimmarrje./TCH

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?