Posteri i Belind Këlliçit ku nxjerr gishtin e mesit

Mesazhet e automatizuara të Këlliçit! Qytetari: Ku e gjetët numrin tim? Belo ia lë seen! Mister burimi i parave për aktivitetet

10 Maj 2023, 12:12| Përditesimi: 10 Maj 2023, 13:36

  • Share

Koalicioni i çiftit Berisha-Meta ‘Bashkë Fitojmë’ ka intensifikuar shpenzimet në fushatën zgjedhore, ndërkohë që nga buxheti i shtetit ka në dispozicion vetëm 15 milionë lekë, si dhe disa donacione të pretenduara, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Belind Këlliçi, i cili pretendon se e ndihmon vëllai me para për të përballuar koston e jetesës, ka punësuar një ushtri me njerëz në fushatën “call center”, ku përveç telefonatave, ka intensifikuar edhe mesazhet automatike që u dërgon qytetarëve të Tiranës.

Në një prej rasteve më të fundit, një qytetar, të cilit i ka mbërritur një, mesazh për të votuar të dielën për Këlliçin, e pyet me shpresë se do të marrë përgjigje, se ku e ka gjetur numrin e tij dhe nëse kjo është një vjedhje e të dhënave personale që po u bëhet në masë qytetarëve.

Ai shkon më tej duke ironizuar edhe një prej akuzave të përsëritura të PD ndaj socialistëve, atë në lidhje me aktivizimin patronazhistëve.

Por, edhe këtë herë numri që Belind Këlliçi u dërgon mesazhe private qytetarëve është jo real, e si i tillë askush nuk mund të marrë përgjigje ndonëse mesazhet nisin me pyetje: Si je? A je i mërzitur….?!

Ky aksion mban të njëjtën pikëpyetje dhe sfidë për organet e ligjzbatuese: Cili është burimi i parave të Belind Këlliçit për shpenzimet e dukshme dhe të pashmangshme elektorale?!

Kushton para fushata intensive me sms të automatike që ka nisur Belind Këlliçi. Kanë një kosto financiare edhe rreth 12 festa që janë organizuar me muzikë në sheshe të ndryshme të Tiranës, çelja e fushatës, aktivitete përmbyllëse, banera në web-e, sponsorizime në Facebook, shpenzime kancelarie, për zyra, staf etj. Ndërkaq, një festë e madhe është planifikuar për mbylljen e fushatës në Sheshin Nënë Tereza në 12 maj.

Kanë vetëm 15 milionë lekë të ligjshme që i përkasin Partisë së Lirisë. Ose të gjitha këto para janë akorduar për fushatën e Belind Këlliçit, duke ua hequr kandidatëve të tjerë, ose fushata e Këlliçit financohet me para të posta, ndoshta me paratë e Familjes Berisha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhixhi: 11/05/2023 12:54

    Po PS qe na ka marre ne tel? Do hetoje komisioneri?

    Përgjigju
  • Iris: 11/05/2023 04:15

    Ketu ku jetoj une,mesazhet qe lene kandidatet dhe partite ne telefon per zgjedhje jane te zakonshme.Gjithemone i shuaj dhe zakonisht i marr me sportivitet.Duket qe ne Shqiperi keto jane nje fenomen i ri dhe jo fort i njohur per shqipot.

    Përgjigju
  • O Krric?: 10/05/2023 18:38

    O zog gomari qe rri ne bolet e dy maskarenjve.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 10/05/2023 18:38

    Ky eshte neveri, dhe gjoja me shkolle, dhe ate fallso. Te tan non grata kush i shkon mbrapa gomarit madh.

    Përgjigju
  • Eri: 10/05/2023 17:16

    Edhe mua me erdhi nje mesazh nga Saliu dje.

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/05/2023 14:59

    I njejti mesazh edhe ne mob tim !? Aspak normale dhe "abuzuese" !! Qytetari

    Përgjigju
    • Kucioti: 10/05/2023 23:09

      Dhe mua me erdhi nje sms,ku me thuhej qe ishs i merxitur etj,dhe i ktheva pstronzhistit nje pergjigje,qe jo jo nik jam i merzitur ,jam i lumtur.Pd kritikon PS perpatronaxhiste,dhe per vete edhte me keq se ps.Belo dole mashtrus dhe me patronaxhistet dhe me gishtat e mesit. Urime,e shum suksese ne zgjedhje per vendin e 2,ose te 3.tung

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?