Politikë

Mesazhet e 'koduara' të Veliajt nga qelia: Kur unë të flas, do jetë lajm i fundit! Mezi po pres (VIDEO)

26 Gusht, 12:10| Përditesimi: 26 Gusht, 14:51

  • Share

Kryebashkiaku i Tirnaës, Erion Veliaj është mjaft aktiv në rrjetin social TikTojk dhe postimet e tij, ndonëse është në qeli, janë bërë virale. Veliaj duket se kujdeset të ndjekë trendet e TikTok, ndërsa një postim i fundit i tij ka marrë vëmendjen edhe për shkak të një mesazhi të koduar.

Veliaj ka ndarë një video të shkëputur nga një eveniment në Bashkinë e Tiranës, ndërsa mbi të ka shkruar këtë mesazh: “Ti je kaq i heshtur. Po hesht sepse ti nuk më pëlqen më. Kur unë të flas, do të jetë lajm i fundit.”

Krahas videos, kryebashkiaku ka shkruar edhe një tjetër mesazh ku thotë se mezi pret të flasë.

“Mezi po pres, se ju e dini kur flas un flas shumë”, shkruhet në postim.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj ndan mesazhe në rrjetin e tij social TikTok, në të cilin është mjaft aktiv, ndërsa reagimet në Facebook kryebashkiaku duket se i ka ‘lënë pas dore’.

Veliaj u mor i pandehur më datë 24 korrik për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurisë dhe futje e sendeve në burg. 

Foto nga postimi i Veliajt në TikTok

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jimi: 28/08/2025 05:08

    NUK FLET DOT TI JO..AE TW KANE KERCENUAR ME DJALIN....ESHE KUR TE DENOHESH 20 VJET PRAPE DO RRISH URTE....SE NUK KE NGA JA MBAN....E HENGRE.....NE POLITIKE EDHE TE JESH I PASTER TA FUSIN....E JO ME SI VODHE TI ME LOPATE....DOJE HOTEL TI NE DURRES...PA DERDHUR NJE PIKE DJERSE....70 VJEC SO DALESH NGA BURGU.....POPULLI AS QE DO TJA DIJE ME PER TY...NJESOJ SI SALIUN DHE METEN.../////

    Përgjigju
  • Iliri: 26/08/2025 15:46

    Po fol more aman ,boll kercenove bosh.Dihet qe trimi i mire me shoke shume.

    Përgjigju
  • Arisa: 26/08/2025 13:03

    Epo shyqyr mor Lal folt te keqen motra merri me vete keto rilindasit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?