Politikë

Mesazhet e 'koduara' të Veliajt nga qelia: Kur unë të flas, do jetë lajm i fundit! Mezi po pres (VIDEO)

26 Gusht, 12:10| Përditesimi: 26 Gusht, 14:51

  • Share

Kryebashkiaku i Tirnaës, Erion Veliaj është mjaft aktiv në rrjetin social TikTojk dhe postimet e tij, ndonëse është në qeli, janë bërë virale. Veliaj duket se kujdeset të ndjekë trendet e TikTok, ndërsa një postim i fundit i tij ka marrë vëmendjen edhe për shkak të një mesazhi të koduar.

Veliaj ka ndarë një video të shkëputur nga një eveniment në Bashkinë e Tiranës, ndërsa mbi të ka shkruar këtë mesazh: “Ti je kaq i heshtur. Po hesht sepse ti nuk më pëlqen më. Kur unë të flas, do të jetë lajm i fundit.”

Krahas videos, kryebashkiaku ka shkruar edhe një tjetër mesazh ku thotë se mezi pret të flasë.

“Mezi po pres, se ju e dini kur flas un flas shumë”, shkruhet në postim.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj ndan mesazhe në rrjetin e tij social TikTok, në të cilin është mjaft aktiv, ndërsa reagimet në Facebook kryebashkiaku duket se i ka ‘lënë pas dore’.

Veliaj u mor i pandehur më datë 24 korrik për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurisë dhe futje e sendeve në burg. 

Foto nga postimi i Veliajt në TikTok

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 26/08/2025 15:46

    Po fol more aman ,boll kercenove bosh.Dihet qe trimi i mire me shoke shume.

    Përgjigju
  • Arisa: 26/08/2025 13:03

    Epo shyqyr mor Lal folt te keqen motra merri me vete keto rilindasit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?