Deklaratat e Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama për mandatin e ambasadores amerikane. Kjo është tema e diskutuar në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga në Report Tv. Aktivistja Brizida Gjikondi, deputeti Luan Baçi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari Poli Hoxha mendojnë se shkak për largimin e Kim janë bërë diskutimet me Ramën për kreun e SPAK.
Aktivistja Gjikondi thotë se gjatë takimit të djeshëm, ambasadorja amerikane dhe kryeministri nuk gjetën gjuhën e përbashkët ndaj edhe Rama doli sot në deklaratë duke thënë se vijojnë procedurat e zëvendësimit.
“Ministria e Jashtme nuk ka të drejtë të bëjë lajmërimet. Në takimin që ka bërë Rama me Kim dje nuk kanë arritur atje ku kanë dashur ndaj thotë që procedurat kanë nisur. Ndoshta nuk kanë gjetur një mesatare për kreun e SPAK. Mendoj që ky është konflikti i Ramës me Kim”, tha Gjikondi.
Ndërsa deputeti Luan Baçi thotë se edhe fjala e Kim se do të jetë pak më gjatë në Shqipëri nuk është në favor të demokracisë dhe ul besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë.
“Në të 2 këndvështrimet është e gabuar deklarata e ambasadores dhe e kryeministrit. Ambasadores nu ki lejohet të bëjë karshillëk apo presion. Kim e ka bërë shpesh këtë. Nëse ka një debat për zgjedhjen e kreut të SPAK dhe një mosdakordësi, kemi shkelur me 2 këmbët atë që kemi bërë deri tani. Si ka mundësi që para se të votohet për kreun e SPAK, si ka mundësi që ka bisedime mes ambasadores dhe kryeministrit? Të 2 deklaratat s’janë pozitive, s’janë në favor të demokraisë dhe kjo ka ulur besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë. Shpreh keqardhje për mënyrën se si procedohet. Marrëdhëniet e ambasadores dhe kryeministrit kanë arritur deri aty sat ë përcaktojnë kreun e opozitës”, tha Baçi.
Gazetarja Keti Banushi thotë se alarmi se po ndërhyhet për zgjedhjen e kreut të SPAK u dha pas një reagimi në Twitter të Yuri Kim.
“Kishin të drejtë të kandidonin 17 prokurorë, por këta të 3 shprehën interes. Të tre kanë qenë pjesë të Krimeve të Rënda, kanë hetuar dosje të rëndësishme. Karriera e tyre ka shënuar ulje e ngritje. Altin Dumani, z vi Krajës dhe Edvin Kondili, drejtues i seksionit antikorrupsion. Xholi ka qenë dhe më herët. Deklarata e parë e ambasadores në Tëitter ngriti alarmin se po ndërhyhet dhe më pas ka patur anëtarë të KLP. Në këtë seancë, brenda ditës do paraqesin platformën dhe votohet. Bëhet fjalë për 11 vota”, tha Banushi.
Edhe gazetari Poli Hoxha shprehet se ka pasur gjithmonë përplasje, por SHBA e gjen gjuhën e komunikimit. Sipas tij, edhe Kim, edhe Rama kanë dhënë mesazhet e tyre me deklaratat e tyre.
“Në momentin që fiton prokurori i preferuar i qeverisë, jepet mesazhi për të tjerët. Lëvizjet s’janë për të përplasur, kanë qenë gjithmonë përplasjet. E gjithë beteja është që kur Kim thotë do jem akoma këtu, është mesazh që do jetë këtu. Pasi Rama del e përgënjeshtron ambasadoren, është një mesazh”, tha Hoxha.
Kujtojmë se në 8 dhjetor të këtij viti, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se ishin nisur procedurat për zëvendësimin e Yuri Kim në postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. burime të “Report Tv”, bënë me dije se në vend të saj, në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick.
Vetë ambasadorja Yuri Kim foli gjatë një takimi të nivelit të lartë “Drejt ekselencës gjyqësore” duke thënë se duhet të qëndrojnë pak më gjatë. Po ashtu përsëriti sërish mesazhin e drejtpërdrejtë për politikanët, për të cilët tha se u pëlqen apo nuk ju pëlqen ato do të mbështesin dhe çojnë përpara reformën në Drejtësi.
Pas disa orësh, kryeministri Edi Rama foli për mediat duke thënë se procesi i zëvendësimit ka nisur nga DASH si për të gjithë ambasadorët e tjerë. Kreu i qeverisë hodhi poshtë edhe të gjitha spekulimet se ka krisje të marrëdhënies me ambasadoren Kim, me të cilën tha se patën takim të gjatë, konstruktiv, miqësor.
Ndërkohë kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet më 16 dhjetor mes tre prokurorëve, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
TE ZGJIDHET KANDIDAT PER KRYETAR NE SPAK ATE QE DO YURI KIMI,,,,,VETEM TEK AMERIKA I KEMI SHPRESAT,,,TEK KETA LEGENA TE TE DY KRAHEVE NUK KEMI ASNJE SHPRESE....
Përgjigju