Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas kallëzimit të deputetit të PD, Gazment Bardhi se në celularin e tij kanë mbërritur disa komunikime, sipas tij të manipuluara, ku Ervis Martinaj i thotë Erigers Mihasit në Sky ECC, që me porosi të Zenit t’i japë 100 mijë euro Bardhit.
Në një deklaratë para se të shkonte në SPAK Bardhi tha se ishte gati të bashkëpunonte me Dumanin për të zbardhur të vërtetën
"Të hënën unë kam bërë publike një akt intimidues ndaj meje me dokumente të sajuara që nuk ekzistojnë. E vërteta është që SPAK është vënë menjëherë në lëvizje që atë ditë. Personalisht kam shprehur gadishmërinë për ti vënë në dispozicion telefonin tim sipas procedurave ligjore dhe sot do të paraqitem atje për këtë veprim hetimor të nevojshëm për të hetuar atë kallëzim që unë kam bërë' tha Bardhi pasi doli nga mbledhja e grupit PD.
Lajmi kryesor:
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
S.G//ReportTv.al