Mesazhet që kërkojnë të vjedhin të dhënat e qytetarëve, policia thirrje përdoruesve të ‘iphone’: Kujdes nga mashtruesit, ja skema që përdorin

22 Janar, 20:56| Përditesimi: 22 Janar, 21:06

  • Share

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë sërish me një njoftim zyrtar sa u takon mesazheve që u janë dërguar përdoruesve të Apple nga adresa e tyre iCloud me qëllim mashtrimin dhe vjedhjen e të dhënave.

Mësohet se së fundmi, autorët që dërgojnë këto mesazhe me qëllim mashtrimin, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, mes tyre edhe rasti nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Duke përsëritur edhe thirrjen e ditës së djeshme policia fton qytetarët të cilët kanë shpërndarë të dhënat e tyre duke u mashtruar nga mesazhe të tilla, të paraqiten në zyrat e strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernetike.

Mesazhi i dërguar ndaj përdoruesve të pajisjeve 'Apple'

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?