Report Tv publikon disa prej mesazheve zanore përmes të cilave është kërcënuar Endri Shabani, menjëherë pas luftës së tij me Adriatik Lapajn për mandatin.
“Nuk mendoja kurrë se mund të vinte kjo trazirë. Ishit të paqartë ti, Adriatiku, Pano. Iu kam besuar jashtë mase, por jo të bëhen këto prapaskena, çfarë janë këto. Është e turpshme. Nuk mund të na hanë neve në besë, do pini gjakun e fëmijëve të mi. Nuk ka shans.
O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë, do të kushtojë rëndë, ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatkun vetëm, Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Ti me ato nënrrogozet etua, bashkë me dajo ****. Ke bërë gabim shumë, të futem në gjirin tonë se besuam, por dolët shumë të pabesë, do shihemi së shpejti”, thuhet në mesazhet zanore.
Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” Shabani thotë se personat që e kërcënuan janë kushërinjtë e Adriatikut.
“Ata janë kushërinjtë e Adriatikut, 3 vëllezër. Nëse Adriatiku nuk mban përgjegjësi për kushërinjtë, pse më kërkon mua përgjegjësi për kushërinjtë e mi. Ose ata e kanë bërë me porosi të Tikut, ose e kanë bërë në kokë të vet dhe po kështu kushëriri im Kordhoni e ka bërë në kokë të vet. Nga Shqipëria Bëhet kanë ikur shumë njerëz, të gjithë në heshtje. Kam menduar gjithmonë përse nuk tregojnë këta, çfarë tensionesh të brendshme. Imagjino tu dalësh përballë këtyre, një anëtar i thjeshtë ti dalë kundër Adriatikut, e imagjinoni dot. Ke ndonjë rast kru nga nisma kërcënohet dikush me grupe kriminale. Po flasim për një model që e kanë pasur partitë në viti 1990”, theksoi Shabani.
I pyetur se përse nuk u ulën në bisedime, Shabani thotë se nuk kishin me kë, pasi si ai, por edhe daja Zeqir Kordhoni u përballën me kërcënime.
“Me kë të ulem, me kushërinjtë që marrin në telefon, me ata që kanë ardhur të shtëpia, me ata që çojnë mesazh ek ërcënuese. Me kë të ulem, nuk shkohet përtej këtu? Me çfarë të drejte ti themi Zeqir Kordhonit që të falsë me ca njerëz që kanë dy javë që e linçojnë familjarët. Janë vepra penale. me këtë ulet, me këta?”, tha Shabani.
Lajmi kryesor:
Shabani i heq mundësinë Lapajt për t’u bërë deputet: S’ka më bisedime, në Kuvend të shkojë kushërira e tij!
SI.E./r.k./ReportTv.al