Joe Biden

Mesazhi i 1000 grave me ngjyrë për Biden: Ne çelësi i fushatës ne dhe çelësi administratës suaj

8 Dhjetor 2020, 15:59| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 16:03

  • Share

SHBA- Pak javë na ndajnë nga hyrja e presidentit të ri të Amerikës Joe Biden në shtëpinë e bardhë, i cili u mbështet masivisht nga gratë gjatë fushatës. Këtë herë ka ardhur një kërkesë prej tyre, konkretisht nga 1000 gra me ngjyrë të cilat janë shprehur se kërkojnë që kabineti qeverisësh i Bidenit të përfshij sa më shumë gra më ngjyrë.

Letra, drejtohej nga gra me ngjyrë me ndikim në jetën amerikane si politika, biznesi, sportet, argëtimi dhe besimi. “Është koha që gratë me ngjyrë, që aktualisht shërbejnë në fusha të rëndësishme dhe që kanë ndikim mbi kombin, të njihen dhe të merren parasysh në kabinetin e administratës suaj”, thuhet në letër.

“Ashtu si gratë me ngjyrë dhe amerikanët me ngjyrë ishin çelësi për zgjedhjen tuaj në nëntor, ne jemi çelësi për suksesin e administratës suaj dhe zbatimin e vizionit tuaj.

Biden, i cili u zotua gjatë fushatës për të krijuar një administratë, larmia e së cilës reflekton Amerikën, tashmë ka nominuar dy gra me ngjyrë në pozicione drejtuese, Linda Thomas-Greenfield, si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara, dhe Cecilia Rouse për të udhëhequr Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë.

“Ne shpresojmë që presidenti i zgjedhur dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur do të vazhdojnë këtë trajektore duke emëruar gratë me ngjyrë në krye të agjencive të kabinetit ligjor, ku ato do të kenë buxhetet, personelin dhe autoritetin politikëbërës për të ndikuar në ndryshimin e vërtetë në jetën e popullit amerikan”, tha Leah Daughtry, nënshkruese e letrës, në një intervistë për CNN.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?