Ambasada Amerikane në Tiranë dhe mesazhi për zgjedhjet

Politikë

Mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit: Vota jote nuk ka çmim

9 Maj, 10:27| Përditesimi: 9 Maj, 10:54

  • Share

TIRANË – Vetëm dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore më 11 maj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një thirrje të qartë dhe të prerë drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson rëndësinë jetike të votës si një instrument për të ndikuar në të ardhmen e vendit.

 “Vota jote nuk ka çmim”, thuhet në deklaratën që i bën apel çdo qytetari me të drejtë vote të ushtrojë të drejtën e tij demokratike.

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim.”-shkruhet në postimin e ambasadës Amerikane

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?