SHKODËR- Të kapur dorë për dorë nga Shkodra buruan lutjet e përbashkëta nga drejtuesit e komuniteteve fetare dhe kanë përcjellë mesazhe për politikën shqiptare nga xhamia e ‘Ebu Ekber’.
"Ta ruaj dhe ta bekoj këtë tokë dhe çdo vend në të cilin bijtë e tij dhe bijtë e saj punojnë" është lutja e përbashkët e drejtuesve të komuniteteve fetare.
Kardinali Ernest Troshani priti një delegacion te departamentit amerikan te shtetit. Ai foli për harmonine mes besimeve fetare por edhe tregoi sesi ne momentet e tmerrit e te arrestimit nga dikatuara u lut për diktatorin Enver Hoxha, që Zoti t’ia ndriçonte mendjen.
"Me u lut për ta, qofshin miq, qofshin armiq. Jam lutur për Enverin që t'ia ndriçojë mendje. Me i pa të gjithë të gëzuar, katolikë e mysliman, gjithë mjerimin", tha kardinali Ernest Troshani, teksa tregoi që është arrestuar pasi mbajti meshe pas vdekjes së presidentit amerikan Kenedi.
Kardinali se bashku me delegacionin vizituan edhe qelinë e burgut pranë ish-burgut të Shkodrës, sot muzeu i dëshmisë dhe kujtesës.
Në xhaminë “Ebu Beker”, në katedralen e “Shen Shtjefnit” dhe në katedralen ortodokse “Lindja e Krishtit”, imam Muhamed Sytari, imam Fejzi Zaganjori, Arqipeshkvi Angelo Massafra, Kardinali Dom Ernest Troshani dhe drejtuesit e kishës Ortodokse, At Nikolla dhe Aleksander Petani, rrëfyen vuajtjet e besimtarëve gjatë regjimin komunist, persekutimin por edhe bashkimin në raste të vështira.
Komente

Tama si ne kohe te turkun po me dukete. Sa ma fukara te jete nje popull aq ma shum fiton feja. Lavdi PPSH
Përgjigju