Christiane Hohmann

Mesazhi i fundit i ambasadores Hohmann: Një privilegj të punoja për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE

4 Korrik 2023, 22:28| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 22:52

  • Share

TIRANË- Në prag të largimit nga vendi ynë, ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann ka ndarë edhe një mesazh të fundit. Përmes një postimi, ambasada e BE-së shkruan se Hohmann këtë të martë (04 korrik 2023) kryesoi takimin e fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë.

Në reagimin e saj, ajo thekson se ka qenë një privilegj që të punojë me gjithë për të mbështetur rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Sot kryesova takimin tim të fundit të Shefave të Misioneve të BE-së në Tiranë. Ka qenë një privilegj për mua të punoj me të gjithë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, BE dhe Shtetet Anëtare të saj janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në BE”, shkruan Christiane Hohmann.

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Ajo mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?