Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej muajit shkurt, vijon të postojë video në platformën TikTok duke iu bashkuar trendeve të këtij rrjeti social. Kësaj radhe Veliaj ka ndarë një video ku shfaqet me një rosak në duar në zyrat e Bashkisë dhe krahas saj shkruan “rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”.
Me Nestin. A, Veliaj duket se i referohet personazhit anonim që e denoncoi në SPAK (Nesti Angoni), ndërsa një mesazh ka edhe për kundërshtarët e tij.
“S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Tik Tok.
Komente
