Foto: Zelensky pasi doli nga Shtepia e Bardhë

Bota

Mesazhi i liderëve evropianë për Ukrainën pas përplasjes së Zelenskyt me Trump në Zyrën Ovale: Nuk do të ecni kurrë vetëm

28 Shkurt, 21:53| Përditesimi: 28 Shkurt, 22:46

  • Share

Liderët europianë kanë mbështetur presidentin e Ukrainës pas përplasjes së fortë verbale që ky i fundit pati me presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në Washington.

Sipas një burimi ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky ka zhvilluar biseda me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, pas takimit të tij të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, liderët evropianë kanë reaguar në rrjetet sociale lidhur me këtë përplasje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni: Perëndimi të mos përçahet, urgjentisht një samit SHBA-BE»

"Çdo përçarje e Perëndimit na bën të gjithë më të dobët dhe favorizon ata që duan të shohin rënien e qytetërimit tonë. Jo thjesht të fuqisë apo ndikimit të tij, por të parimeve mbi të cilat është themeluar, mbi të gjitha lirisë. Një përçarje nuk do t’i vlente askujt. Është i nevojshëm një samit i menjëhershëm mes Shteteve të Bashkuara, vendeve evropiane dhe aleatëve për të diskutuar hapur se si synojmë të përballemi me sfidat e mëdha të sotme, duke filluar nga Ukraina, të cilën e kemi mbrojtur së bashku gjatë këtyre viteve, si dhe me ato që do të na sfidojnë në të ardhmen, tha ajo. 

Ky është propozimi që Italia synon t’u paraqesë partnerëve të saj në orët e ardhshme.

Presidenti francez Emmanuel Macron: Ka një agresor, dhe ai është Rusia, dhe një popull të sulmuar, që është Ukraina,” tha ai për televizionin francez BFMTV.

“Bëmë mirë që ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vite më parë, dhe duhet ta vazhdojmë këtë,” shtoi ai. “Duhet të falënderojmë ata që kanë ndihmuar dhe të respektojmë ata që luftojnë që nga fillimi.”

Kryeministri polak Donald Tusk: “I dashur (Zelensky), miq të dashur ukrainas, ju nuk jeni vetëm.”

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez:Ukrainë, Spanja është me ju.”

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock: Ukraina nuk është vetëm.”

“Gjermania, së bashku me aleatët tanë evropianë, qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të mbështetet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e demokracisë dhe kërkimi për paqe dhe siguri është edhe kauza jonë.”

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu: “E vërteta është e thjeshtë. Rusia pushtoi Ukrainën. Rusia është agresori,” tha ajo. “Ukraina po mbron lirinë e saj – dhe tonën. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës.”

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda: “Ukrainë, nuk do të ecni kurrë vetëm.”

Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna: “Pengesa e vetme për paqen është vendimi i diktatorit rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën e tij të agresionit. Nëse Ukraina ndalon së luftuari, nuk do të ketë më Ukrainë,” tha ai.

“Mbështetja e Estonisë për Ukrainën mbetet e palëkundur. Është koha që Evropa të veprojë. Nuk kemi nevojë të presim për diçka tjetër; Evropa ka burime të mjaftueshme, përfshirë asetet e ngrira ruse, për t’i mundësuar Ukrainës të vazhdojë luftën.”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babi: 28/02/2025 23:24

    Cifuti mendonte akoma se do merte leke dhe arme por iku ajo kohe dhe tani do behet paqe jo lufte por zeleshi ka frike se do iki per lesh nnga paqja , kurse ju fansat e zeleshit mos e ndihmoni w komente po ikni ne. Front luftoni per te nese keni kellqe

    Përgjigju
  • Ska problem: 28/02/2025 23:23

    Mendoja se do zgjasye dy vjet mandati i tramp por me shpejt me duket republikanet mendojne te shpetojne partine nga zgjedhjet e senatit

    Përgjigju
  • LORA: 28/02/2025 22:48

    Lajm shume i mire. Europa e unifikuar me Ukrainen do sjelle paqen e drejte per europianet.

    Përgjigju
  • ilir: 28/02/2025 22:18

    Kllounet e Putinit ne shtepine e bardhe ne Washington... TURP PER AMERIKEN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?