Mesazhi i mjekut: Urojmë që njerëzit të na duartrokasin edhe pas COVID-it! Jemi të njëjtët, virtytet s'i bëmë për 2 muaj

19 Maj 2020, 09:03| Përditesimi: 19 Maj 2020, 09:16

  • Share

TIRANË- Spitali "Shefqet Ndroqi", i cili ka shërbyer si COVID/2 tashmë i është kthyer normalitetit, kjo për shkak se ka pësuar një ulje shumë të ndjeshme numri i të prrekurve me koronavirus që kanë nevojë për t'u shtruar në spital. Mjeku Perlat Kapisyzi, njëkohësisht drejtues i këtij spitali ka një mesazh për të gjithë qytetarët, një mesazh që shkon përtej kësaj situate pandemie.

Ai falenderon të gjithë komunitetin që u mblodhën bashkë për t'i duartrokitur, por shprehet që shpreson që e njëjta gjë të ndodhë edhe pasi të përfundojë situata e pandemisë,  pasi mjekët janë ata, të njëjtën si në kohë koronavirusi edhe pas saj.

"Do desha ta filloj me disa veti që personeli shëndetësor jo vetëm i “Shefqet Ndroqit”, por i gjithë republikës: qëndrueshmëri, guxim, vetëmohim dhe dhembshuri. Kanë qenë këto virtyte, me të cilët ne luftuam, përballuam këtë situatë. Janë këto virtyte, me të cilët ne realizuam jo vetëm kujdesin për pacientin, për kolegun, por edhe kujdesin për familjarët. Ne në këtë rast kontribuam në atë që u bë kryefjala e ditës: sheshimi i kurbës, por kontribuam edhe për të sheshuar çdo të pavërtetë për vlerat morale të personelit shëndetësor.

Të shpresojmë që është një sheshim i plotë. Është e vërtetë që komuniteti duartrokiti për ne, por kur pandemia të marrë fund edhe ne do duartrokasim për ata pacientë, që realisht kanë vuajtur, por edhe na kanë besuar, por edhe për komunitetin, i cili na duartrokiti, na mbështeti, na dha kurajo, na mbështeti dhe shpresojmë që të na duartrokasë edhe pas COVID, sepse ne jemi ato që kemi qenë, këto virtyte nuk u bënë për dy muaj. Ky është personeli shëndetësor”, shprehet ai.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njerezit: 19/05/2020 14:03

    Gjithnje e vleresojne mjekun dhe ashtu do jete kurdohere por , mos u hap shume ti sepse nuk je te ai grup. Jeni disa syrash ju qe e keni perbaltur betimin e HIPOKRATIT. Prandaj kerkon lavde edhe me mbrapa ti

    Përgjigju
  • Alb: 19/05/2020 10:02

    Po ca bere ti per te pasur te gjith perkrahjen e popullit karantinen e vendoset me vones,teste bet vtm per ata qe ishin ne gjendje te rende biles dhe per ata nje pjes se te tjeret e kan perballuar a jo ne shtepi morali i kesaj pandemie eshte qe populli shpetoi veten se u terrorizua,mos dilni mburreni kot se kur deshtoj sistemi shendetsor ne milano ju jeni dru me pre.

    Përgjigju
  • Konjak: 19/05/2020 09:44

    Njerezit ju kane respektuar dhe ju respektojne , por problemi eshte se , para pandemise , sikur u mori fora , e i dhat ca gaz , pra per keto 30 vjet , ishin disi problematike , me pare na duhej te paguanim , e pastaj mund te mirnim ndonje sherbim . Po sidoqofte morali keshtu e ka , kur s'kemi frike , e shmangim , kur na nevoitet , nga halli , pervetesojme ate qe quhet , morali i intereait apo i frikes .Sa per virtuozitetin , besojse e sqaruam edhe me moralin , mendijse vyrtyti pasqirohet tek e mira e drejta , dashuria , tek e verteta, tek puna, tek aftesia per te qene i ekulibruar, tek respekti , se paku minimal per te gjithe ; gjithkush le te gjej vet-veten se c'pozicjon mban .-- Virtyti eshte aftesi per te vepruar ne perputhie me arsyen-- ; gje e cila ju karakterizoi ne periudhen e pandemise . Ju faleminderit per sherbimet me sakrifice .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?