Pele dhe Maradona

Mesazhi i ngushëllimit nga kryeministri Rama, publikon fotografinë e Pele me Maradonën: Sot janë bashkë në fushën e qiellit

30 Dhjetor 2022, 07:39| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 07:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Pele duke e shoqëruar me fotografinë e tij pranë Maradonës. Teksa kujton shprehjen e vetë ‘Mbretit’ kur Maradona ndërroi jetë, Rama shkruan se tashmë janë të dy në fushën e qiellit.

“Një ditë, shpresoj të luajmë bashkë me top në parajsë”, shkruajti Pele ditën kur Maradona iku nga kjo botë. Sonte ata janë bashkë në fushën e qiellit” – shkroi Rama duke shtuar hashtagun ‘Mbreti i Mbretërve’.

Pele dhe ylli argjentinas Diego Maradona, i cili ishte më i ri se Pelé dhe luajti pas tij, janë diskutuar shpesh si lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave; madje u emëruan bashkërisht si “lojtari i shekullit” nga FIFA në vitin 2000. Pavarësisht konkurrencës, të dy krijuan një miqësi përpara se Maradona të ndërronte jetë në vitin 2020.

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele u ndanga jeta në moshën 82-vjeçare. Prej 1 muaji ai ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin "Albert Einstein" në Sao Paolo (Brazil) nga ku kurohej prej kancerit në zorrën e trashë.

 

Komento

Komente

  • Arbërori: 30/12/2022 08:55

    Sa cinik i pështirë që je o tradhtar …

    Përgjigju
    • Durrsak: 30/12/2022 18:01

      Po ti qenke i smure o vlla ik shko vizitohu. Redaksia rujani adresen ose IP mga shkruan ky tipi se mbajeni mend qe do bej nai marrzi ky jo me Ramen po me.te tjere ose veten.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?