Në mesazhin e parë për vitin 2020, Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të gruas.
“E gjithë dhuna që u është shkaktuar grave paraqet një përdhosje ndaj Zotit”, tha Papa, gjatë një meshe në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të grave.
“Sa shpesh flijohet trupi i një gruaje në reklama, përfitime financiare, pornografi, shfrytëzohet si një sipërfaqe që duhet të përdoret”, tha ai, duke shtuar se trupi i femrës “duhet të çlirohet nga logjika e konsumit, dhe se ai duhet të respektohet dhe të nderohet. Papa Françesku i vlerësoi gratë si “dhuruese dhe ndërmjetëse të paqes” dhe i nxiti që ato të bëhen pjesë e vendimmarrjes, në mënyrë që ta bëjnë botën më të bashkuar dhe më paqësore. Një nënshtrim i gruas është një nënshtrim për tërë njerëzimin”, tha ai.
Papa gjithashtu mbrojti të drejtat e grave për të migruar, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre dhe dënoi ata që menduan vetëm për rritje ekonomike sesa për mirëqenien e të tjerëve.
Papa Françesku është kapur në një video teksa goditet dorën e një gruaje, e cila e tërhoqi gjatë kohës që po uronte pelegrinët që po qëndronin në sheshin Shën Pjetër gjatë natës së ndërrimit të viteve. Ai u nevrikos me besimtaren, e cila ia tërhoqi me forcë dorën Atit të Shenjtë. Papa iu kthye dhe u përpoq ta tërhiqte dorën, ndërkohë që e godet lehtë me shuplakë në dorë gruan, duke kërkuar që ajo ta lëshojë. E megjithatë, Papa kërkoi ndjesë më vonë, kur tha se edhe ai ndonjëherë humbte durimin.
Komente

Papa ja bëri shum mir asaj gruje debile ku e ka ajo të drejtën ta tërheqi një bur plak ashtu. Ajo meritonte një grusht turinjve. E gjithashtu të dhjefsha sigurin që përgjigjen për jetën e Papës.
PërgjigjuAsgje kunder religjionit, por ky ... eshte CABAl-ist!!!
Përgjigju