Hashim Thaçi

Mesazhi i Thaçit nga burgu i Hagës për zyrtarët e PDK: Nëse ju jeni të bashkuar, unë e tejkaloj sfidën

6 Qershor 2022, 09:08| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 09:10

  • Share

Ish-presidenti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka porositur aktivistët dhe zyrtarët e partisë që të qëndrojnë të bashkuar.

"Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, madje nuk e ndjej hiç", ishte mesazhi që Thaçi ia kishte thënë kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurës, gjatë një bisede telefonike, teksa ky i fundit po shkonte në një tubim të organizuar me anëtarë të PDK-së në këtë komunë.

“Teksa ishim duke ardhur me Endritin (djalin e ish-presidentit Thaçi) këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell këtë mesazh”, tha Nura në paraqitjen e tij para të pranishmëve.

Hashim Thaçi, prej më shumë se 18 muajsh po mbahet në paraburgim në Hagë pasi akuzohet për krime lufte./Telegrafi

Komento

Komente

  • Arbërori: 06/06/2022 19:03

    Kurr nga qelia nuk ke me dal o tradhtar i pështirë i Putinit, prit gjer sa të bën shoqëri edhe Edvin shkjau shqipfolës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?