Yuri Kim dhe te aferm ne malin e Korabit

Kronikë

Mesazhi i Yuri Kim nga 2,764 metra lartësi e malit të Korabit: Hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku

5 Shtator 2021, 12:19| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 19:43

  • Share

'U desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne qëndruam dhe arritëm në majë.', kështu u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim mbi aventurën e saj të re ne majën e Korabit. Nëpërmjet një postimi në Instagram diplomatja vlerëson alpet shqiptare.

“Nuk e di nëse është sepse rrënjët e familjes sime janë në male, por unë gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim sa herë që jam në malësitë shqiptare. Unë mendoj se malësorët janë të njëjtë pavarësisht vendit. Ndërsa verës po i vjen fundi, unë jam duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e ardhshme. Vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën e majës më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra e lartë! Unë nuk isha më i shpejti ose më i forti, dhe u desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne qëndruam dhe arritëm në majë. Më kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit në qëllimin tuaj, të qenit i rrethuar nga miq që ju inkurajojnë dhe qëndrojnë me ju deri në fund, dhe kurrë mos hiqni dorë. Njëra këmbë para tjetrës, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku,” shkruan Kim në postimin e saj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 05/09/2021 11:44

    Po ben gare me Presidentin???

    Përgjigju
  • Qifi: 05/09/2021 10:55

    Po pra po, po ja arrin qe ne si shqiptar te urrejme USA njelloj si talebanet dhe vetem e vetem se ti dhe rilindja e gjtojes jeni bere njesh ne vjedhje dhe grabitje. Meqe ra fjala e gezofsh vilen edhe ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?