Sociale

Mesazhi mashtrues në WhatsApp, eksperti i IT për Report TV: Mos u gënjeni! Asnjë firmë serioze nuk kërkon të dhëna nga rrjetet sociale

10 Prill, 13:20| Përditesimi: 10 Prill, 13:38

  • Share

Një mesazh i cili është mashtrim u ka ardhur disa përdoruesve të Whtasapp në llogaritë e tyre, ku kërkohet që të votohet në një sondazh për të fituar bursë studimi. Po sa i rrezikshëm është ky link?

Besmir Semanaj, Ekspert IT tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se kemi të bëjmë me një fushatë ‘peshkimi’ në vetvete.

“Pasi klikohet linku dhe votoni ju kërkohet numri i telefonit dhe të dhënat e tjera. Nëse vazhdoni me procdedurat që ju kërkojnë hakerat hyjnë në Whatsapp-in tuaj”, tha eksperti për Report Tv.

Megjithatë Semanaj shpjegon se qytetarët mund ta shohin në qoftëse llogaria e tyre është hapur në një pajisje tjetër.

“Në ‘linked device’ qytetarët mund të shohin se ku është i hapur llogaria e tyre. Ky opsion lejon përdoruesit që të dalin (të bëjnë log out) nëse nuk e njohin pajisjen, kështu edhe hakerat nuk do kenë më akses në llogarinë tuaj”, theksoi eksperti ndërsa nënvizoi që nuk duhet të biem pre e shantazheve të tyre.

Më tej Semanaj thotë se nëse përballeni me raste të tilla duhet që bëni denoncim në polici.

“Kini kujdes çfarë klikoni, sidomos kur bëhet fjalë të dhënat personale. Kujdes nga mesazhet që ngjallin dhembshuri, (siç ishte mesazhi për të votuar vajzën e një miku për marrjen e një burse). Kujdes edhe nga linqet që ju vijnë nga personat e afërm”, përsëriti eksperti.

“Asnjë firmë serioze nuk kërkon të dhëna nga Whatsapp, email apo telegram.  Pjesa më e madhe e numrave të telefonit apo të dhëna të tjera fatkeqësisht  janë publike kështu që duhet të kemi më shumë kujdes nga këto gjëra. Të gjitha mesazhet, fotot, dokumentet që kemi marrë dhe dërguar në Whatsapp, ata mund t'i marrin të gjitha” shtoi ai.

Eksperti tha gjithashtu se hakerat janë më të prirur të hakerojnë gjatë fushatave elektorale.

Sa i përket llogarive në rrjetet sociale, Osmanaj u shpreh se shqiptarët kanë më shumë se një llogari në Facebook, Instagram apo rrjete të tjera.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm, pasi mesazhe të tilla kanë për qëllim të marrin të dhënat e përdoruesit të celularit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?