TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka preku një një status të bërë në rrjetet sociale për motrën e tij, të cilën e ka humbur 30 vite më parë në një aksident tragjik në Himarë. Për nder të këtyre viktimave, u inaugurua Pavilionin “Syri i Qiellit” në zonën e Liqenit Artificial dhe në këtë ditë, Hyseni, i zhveshur nga kostumi i deputetit, i ka dedikuar disa vargje të ndjera ashtu siç çdo vëlla do ia dedikonte një motre.
"E dashur motër Elida! Më ka marrë malli shumë, shumë! U bënë 30 vjet pa u parë. S'di si ta kthej dashurinë që kishe dhe jam i bindur që ke për mua, sepse tashmë nuk jemi pranë. Do shihemi një ditë patjetër e s'do ndahemi më kurrë, por deri atëherë duhet të të shohim, qoftë edhe pa u takuar.
Ndaj, sot inaguruam Pavilionin “Syri i Qiellit”. Është syri i shpirtit tonë, është syri yt, është syri i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që bashkë me ty u larguan tragjikisht nga kjo botë, për të mbetur përjetë në zemrat tona. Lotët janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli ynë. Tashmë motër do kemi si të shihemi edhe pse nga shume larg...", shkruan ai.
Postimi i deputetit të PS-së, Alket Hyseni
Në aksidentin tragjik të 22 nëntorit në 1989 në Himarë humbën jetën 23 personave, studentë, pedagogë, pilotë, mjekë, infermierë, mekanikë dhe shofer.
Komente
