Kineasti Mevlan Shanaj me bashkeshorten poeten Natasha Lako

Mesazhi prekës i kineastit Mevlan Shanaj në 78-vjetorin e lindjes: Më vijnë ndër mend fjalët e nënës! Sikur të lija një vragë në mendjen e pasardhësve të mi!

7 Shkurt 2023, 14:53| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 14:55

  • Share

Aktor, regjisor, skenarist, përçues i dijeve të skenës teatrore tek “Artet”, artisti Mevlan Shanaj shënon sot 78-vjetorin e lindjes. Ky përvjetor e gjen ende të angazhuar, ndër të tjera edhe në përgatitjen e dokumentarit të mikut e kolegut të tij, Rikard Ljarja, që pritet të shënojë premierën në 1 prill të këtij viti. Ky përvjetor, siç duket edhe nga postimi që bën artisti në rrjetet sociale e gjen me bashkëshorten e tij poeten e skenaristen Natasha Lako, pranë natyrës e malit të “Tomorrit” të zbardhur nga dëbora.

 

“Më vijnë në mend herë pas here fjalët e nënës. "Mos ja kërko tjetrit atë që nuk e do për vete", " Bëje të mirën, hidhe në det", " Çdo njeri e ka një nënë, ajo e di ç ‘është dhimbja". Në mënyrë instiktive gjatë gjithë jetës, këto porosi nuk i kam shkelur! Do isha i lumtur, të lija një vragë në mendjen e pasardhësve të mi! I bindur se do jetë pasuria më e çmuar që do tu le dhe kur ata të jenë në moshën time, të kujtojnë se çfarë dëshire kisha të trashëgonin! E shkrova sot nga Mali i Tomorit në orën 5.00 të mëngjesit(-15), për të kujtuar orën 5.00 të 1945 që qava kur erdha në këtë botë! “, shkruan kineasti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?