Ambasadorja e SHBA e thotë në shqip: Policia e Shqipërisë ndër elitaret në Evropë

25 Prill 2019, 09:28| Përditesimi: 25 Prill 2019, 15:44

  • Share

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses-Ones ka vlerësuar punën e bërë nga Policia e Shtetit.

Në seminarin dy ditor që është zhvilluar mbi përdorimin terrorist të teknologjisë, Moses-Ones duke folur shqip, nxiti policinë që të vazhdojë këtë rrugë ku dhe theksoi se uniformat blu po ndërtojnë një emër si një nga organizatat më të mira të policinë në Evropë.

"Dua të vlerësoj të gjithë përpjeket e bëra nga Polica, gjatë vitit të kaluar. Ju keni treguar profesionalizëm dhe guxim në detyrën tuaj për të mbrojtur qytetarët që ju i shërbeni. Kjo është jetike për zhvillimin e shoqërisë si dhe për synimet specifike të policisë në luftën kundër krimit dhe dëshiroj që t'ju nxisë që të vazhdoni në atë drejtim. Kjo është një kohë e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe sigurinë rajonale. Është e mrekullueshme që të shohësh zv. drejtor dhe eprorë të lartë që punojnë fortë në zbatimin e ligjit. SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit. Gjatë 8 muajve të fundit janë kryer 5 kurse trajnimi kundër terrorizmit. Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse gjatë 2 viteve të fundit në ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar terrorizmin. Kohët e fundit policia arrestoi një individ të lidhur me terrorizmin. Më lejoni ta mbyll duke falënderuar Ardi Veliun dhe policinë e shtetit për luftën kundër terrorizmit. Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë”, deklaroi Leyla Moses-Ones.

Ajo ka sjellë në vëmendje edhe arrestimin e djeshëm të Bledar Ibrahimi nga qyteti i Elbasanit, si një tregues që flet për një punë cilësore nga ana e policisë, edhe në luftër kundër terrorizmit. "Institucionet shqiptare kanë bërë një prunë mbresëlënëse për të lufturar terrorizmi, asnjë vend s'është imun. Kohët e fundit, policia arrestoi një rnjëri të rrezikshëm. Shpresojmë që të ndihmojmë policinë mbi këtë trajektore të suksesshme", tha Moses-Ones.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu tha se është bërë një punë e mirë në këtë drejtim, duke nisur që nga mbyllja e profileve që kishin përmbajtje dhe thirrje terroriste. Ai bëri thirrje prindërve që të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë dyshime që fëmija e tyre ndjek faqe me përmbajtje të tilla.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?