Kronikë
Top 24

Mesazhi i ndjerë i miqve të 31-vjeçarit që ra nga skela: Na le në moshën më të bukur...(FOTO)

17 Gusht 2019, 22:41| Përditesimi: 18 Gusht 2019, 08:03

  • Share

Ergys Ibrahimi është një nga punëtorët që humbi jetën sepse në atë të "premte të zezë" skela në të cilin kishte javë që punonte, u shemb!

Ai u largua nga kjo botë parakohe, në moshën 31-vjeçare, teksa po fitonte me djersë, në të tërë kuptimin e fjalës, paratë për t'i siguruar familjes së tij një jetë në kushte normale. Një djalë i sjellshëm, i urtë, fjalëpakë, por punë shumë, e përshkruajnë qytetarët e Gramshit, djalin "e tyre". Në faqen e madhe në rrjetet sociale të këtij qyteti, ata kanë shkruar një mesazh ngushëllimi, teksa mësohet se varrimi i tij do të nesër në orën 11:00.

"Krejt papritur dhe në moshën më të bukur, u nda nga jeta bashkëqytetari ynë Ergys Shkelqim Brahimi. Nga sot qytetit tone do t’i mungojë një njeri i urtë, i sjellshëm, fjalëpaktë e punë shumë. Do t’i mungoje një i ri që, për aq sa jetoi, diti të ec guximshëm në rrugën e vështirë të jetès. Ergysi punoi pa kursyer asgjë, sepse puna ishte virtyt i bekuar prej Zotit vet. U prehtë në paqe shpirti i Ergysit dhe ngushëllime prindërve, motrave dhe familjareve te tij! Lamtumire, shoku yne Ergys! Varrimi behet nesër në orën 11.00 dt. 18.08.2019", shkruhet në faqen e qytetit të Gramshit.

1566074590_fotojaebrunes.jpg

31-vjeçari, Ergys Ibrahimi që humbi jetën nga shembja e skelës

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veri: 18/08/2019 00:27

    DJEM NE LULEN E RINISE,,,KJO ESHTE E PAFALSHME ,,,pronari dhe drejtori teknik te kalben me 20 vjet brenda......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?