Mesdhe/Rusia futet në lojën e shahut rajonal, nisin manovrat ushtarake me Turqinë

4 Shtator 2020, 12:08| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 12:30

  • Share

Flota e Moskës do të angazhohet në një seri stërvitjesh ushtarake në zonën lindore të Mesdheut, ku ndodhen aktualisht anijet e Ankarasë.

Në ‘Mare Nostrum’ ka tashmë grekë, qipriotë, francezë, italianë dhe amerikanë

‘Rusët po vijnë’, - thonë turqit,- që me fjalë të tjera do të thotë ‘po vijnë tanët’, duke patur parasysh lidhjet strategjike që bashkojnë Ankaranë me Moskën

Zyrtarisht arrdhja e rusëve është për stërvitje ushtarake detare,teksa deri para pak ditësh Greqia kreu manovra me francezët, italianët, amerikanët. Skenari, në situatën aktuale i fryn edhe më shumë zjarrit të konflikteve edhe më të nxehta në Mesdhe, deri edhe pse jo luftës.

Sipas Ankarasë zyrtare, stërvitjet ushtarake do të zhvillohen duke filluar nga data 8 shtator.

Njoftimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara thanë se po hiqnin pjesërisht një embargo armësh ndaj Qipros, e cila ka zgjatur 33 vjet.

Turqia dhe Rusia kanë disa vite që kanë forcuar lidhjet e tyre politike, ekonomike dhe madje edhe ushtarake.

Në Siri ata po koordinojnë ngushtë praninë e tyre ushtarake në brezin verior të populluar nga kurdët, megjithëse me pikëpamje të ndryshme mbi praninë në pushtet të Presidentit Bashar el Assad. Kohët e fundit, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, Ankaraja bleu nga Moska raketat S-400 dhe u ka dhënë dritën jeshile inxhinierëve rusë për të ndërtuar një termocentral në brigjet e saj jugore.

Njoftimi gjithashtu vjen vjen në një kohë fërkimesh të mëdha midis Turqisë dhe Greqisë. E para mbështetet nga rusët, ndërsa e dyta mbështetet ushtarakisht nga francezët. Ditët e fundit, Italia ka kryer stërvitje detare si në frontin grek, ashtu edhe në atë turk, me anije të ndryshme. Gjermania me diplomacinë e saj duket se më shumë mbështet Ankaranë, megjithëse edhe ‘duke i tërhequr veshin’.

Athina dhe Ankaraja kanë acaruar marrdhëniet e tyre asnjëherë të qeta, qëkurse Turqia nisi një ekspeditë kërkimi gazi natyror në brendësi të ujërave detare greke me anijen Oruci Reis, gjë të cilën Greqia e cilësoi shkelje të sovranitetit.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, ish Shefi i Shtabit, tha se “Nëse hiqni embargon dhe përpiqeni të prishni ekuilibrin, kjo do të çojë në luftë, jo në paqe”.

Ambasadorja e SHBA-së në Qipro, Judith Garber, iu përgjigj kritikave turke duke deklaruar se heqja e embargos nuk ka asnjë lidhje me Turqinë, të cilën e përcaktoi si "një partner dhe aleat i vlefshëm".

Vendimi rus për të filluar dy stërvitje të gjata ushtarake ka synime të qarta, të konsolidojë praninë e saj të konsiderueshme në Mesdheun Lindor, duke kryer rregullisht manovra detare. Por njoftimi i bërë nga Turqia tingëllon si një mesazh i aleancës mes dy vendeve, me synimin për të mbetur një lojtar i rëndësishëm rajonal në një tabelë vendore shahu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • CaBone: 04/09/2020 15:47

    Bravo Rusi. Respekte Maksimale per Putinin. Edhe kta te Europes nuk kishin pse shkonin ne krah te Grekut. Dhe lufta e ftot eshte ne maksimum akoma dhe si dihet kur do perfundoj.

    Përgjigju
  • Ilo: 04/09/2020 13:40

    Edhe thone qe marre fund "lufta e ftohte" edhte kthyer ne lufte per territore e zona ekonomike, dhe ne nje tollovi si kjo eshte e kuptuedhme nderhyrja ruse si nje lojtar i fuqisjem ne Rajon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?