Vendimi për rikthimin e Anijes Kërkimore turke, Oruç Reis, në portin e Antalias u pa si një shenjë tejet pozitive ana e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në përpjekje për të ulur tensionet që filluan një muaj më parë në lidhje me kontrollin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.
Megjithatë mëngjesin e Ministri i Jashtëm Turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se vendi i tij nuk është tërhequr nga pretendimet për të vënë nën kontroll hidrokraburet. Çavusoglu deklaroi se tërheqja në portin e Antalias e anijes “Oruç Reis” u bë për shkak se ajo është duke iu nënshtruar një kontrolli teknik. Ministri i jashtë turk paraqiti gjithashtu një hartë të ujërave territoriale greke dhe turke në Egjeun Lindor duke theksuar se këtë ia paraqiti edhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.
“Kur ia paraqita këtë hartë Pompeos, ai më tha se e dinte situatën. Atëherë ne po presim që ata të sillen sipas kësaj situate”.
Çavusoglu theksoi se nëse Greqia nuk heq dorë nga ajo hartë, tensioni në rajon nuk do të ulet.
Në një moment tensioni ekstrem me Turqinë, Greqia deklaroi një program riarmatimi dhe përforcimi të personelit ushtarak dhe blerjen e 8 avionëve ushtarakë Rafale, një nga asetet më të mira të aeronautikës ushtarake franceze.
Lideri grek konfirmoi se përveç 8 avionëve do të merren dhe 4 anije dhe po aq helikopterë.
Edhe pse anijet turke janë tërhequr në bazë, qeveria turke mbetet e prerë në qëndrimin ndaj Greqisë në lidhje me Zonën Ekskluzive Ekonomike të ishullit Kastelorizo.Turqia dërgoi anijen kërkimore “Oruc Reis” të shoqëruar nga anijet ushtarake, duke bërë që Greqia të dërgonte anijet e veta në zonë për të monitoruar punën e Turqisë.