Mesdheu Lindor/ Përfundon misioni eksplorues i anijes Oruç Reis, Turqia nis manovrat ushtarake

27 Gusht 2020, 11:41| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 13:19

  • Share

Anija turke Oruç Reis që shkaktoi tension në marrëdhëniet me shtetin grek pritet të përfundojë këtë të enjte misionin në Mesdheun Lindor për kërkimin e burimeve të gazit. Megjithatë, as ky fakt nuk po i nxjerr fundit konflikteve të ndezura greko-turke.

Sipas njoftimit të Navtex në Antalia u vendos që pas përfundimit të misionit të Oruç Reis, më 1-2 shtator marina turke do të zhvillojë trajnime ushtarake në Mesdheun Lindor. Megjithatë nuk është ende e qartë nëse vendet aleate do të marrin pjesë në këtë trajnim.

Ky vendim duket të jetë nxitur nga stërvitja ushtarake e një dite më parë, që Greqia, Franca, Qipro dhe Italia zhvilluan në të njëjtën zonë.

Mbrëmjen e djeshme presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin grek, ku sipas deklaratës për shtyp për Kyriakos Mitsotakis shprehu shqetësimin se veprimet destabilizuese të Turqisë, do të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe do të testojnë kohezionin e NATO-s.

Përfundimi i misionit të anijes kërkimore turke, lë shumë pikëpyetje në lidhje me atë që mund të ndodhë në të ardhmen, nëse Turqia do të rifillojë misionet e saj kërkimore në Mesdhe apo do të ulet në diskutime.

Sot ministrat e Jashtëm të Unionit, mes të cilëve edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit, Josep Borrell, do të diskutojnë mbi mundësitë për zgjidhjen e situatës edhe sanksionet e mundshme ndaj Turqisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?