Foto ilustruese

Kronikë

Mesdita sjell shira, parashikimi i motit për sot

1 Qershor 2021, 07:44| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 07:46

  • Share

Sipas MeteoAlb: Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Megjithatë mesdita dhe pasditja sërish sjellin shtim të vranësirave dhe reshje në zonat lindore. Parashikohet që në zonat malore të kemi reshje të pakta dhe të izoluara breshëri. Moti do të përmirësohet gjatë orëve të vona të pasdites.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 8°C mëngjesi në zonat malore deri në 26°C mesdita në zonat e ulta.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Veriu, pjesërisht qendra dhe lindja e kontinentit Europian vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Megjithatë, ndryshe paraqitet situata për pjesën tjetër të kontinentit ku vranësirat e herë pas herëshme zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu dhe ministuhi ere.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?