Mesfushori i Real Madrid, Brahim Diaz

Mesfushori madrilen heq dorë nga Spanja, ja cilën kombëtare do të përfaqësojë

11 Mars, 21:20| Përditesimi: 11 Mars, 21:24

  • Share

Mesfushori i Real Madrid, Brahim Diaz, ka hequr dorë nga përfaqësimi i kombëtares spanjolle në garat ndërkombëtare.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ shkruan se madrileni ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Marokut prej edhe nga është me origjinë.

Vendimi erdhi edhe për shkak të këmbënguljes së madhe nga ana e Marokut që pas botërorit të vitit 2018 në Rusi. Së shpejti do të bëhet edhe grumbullimi i tij i parë me Marokun ku pritet të zhvillojë 2 ndeshje përballë Angolës dhe Mauritanisë.

Mesfushori priti një kohë të gjatë për të marrë vendimin e tij, që ka befasuar jo pak tifozët spanjollë.

Në vitin 2021, ai luajti një ndeshje miqësore me kombëtaren e Spanjës në fitoren 4:0 ndaj Lituanisë, duke realizuar edhe gol.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?