Suso në ndeshjen Inter-Milan

Mesfushori spanjoll Suso ndez derbin e Milanos: Kam refuzuar dy herë Interin

19 Tetor 2018, 10:19| Përditesimi: 19 Tetor 2018, 10:28

  • Share

Nëse derbi është një ndeshje shumë e veçantë për futbollistët e Interit dhe Milanit për spanjollin Suso është pak më shumë se të tjerët. Mesfushori Suso është një nga liderët e Milanit dhe gjithmonë ka refuzuar ofertat nga zikaltërit.

Diçka të tillë e zbulon vetë Suso:

Interi më ka kërkuar në vitin 2017 dhe verën e kaluar por unë i kam refuzuar. Kurrë nuk kam menduar të ndryshoj skuadër dhe jam i lumtur që qëndrova tek Milani. Falenderoj Gattuso-n pasi falë tij jam rritur shumë.

Suso

Zërat e merkatos për mëngjarashin nuk mbarojnë dhe ai lidhet me Barcelonën dhe Manchester City-n por nënvizon se Milani është një skuadër e madhe dhe nuk ka ndërmend të largohet. Derbi i Madoninës do luhet të dielën në mbrëmje dhe “San Siro” do të jetë plot. Atmosfera është elektrizuese që dy ditë para dhe në qytet nuk flitet për gjë tjetër.

Trajnerët Gattuso dhe Spalleti do kenë në dispozicion lojtarët më të mirë. Përveç Handanovic që është i sugurtë në portë D’Ambrosio duket se ka fituar balotazhin me Vrsaliko për rolin e mbrojtësit të djathtë ndërsa në mesfushë në krah të Brozovic do jetë Gagliardini dhe Perisic, Nainngolan e Politano në mbështetje të Icardit.

Tek kuqezinjtë Calabria e ka fituar balotazhin për të luajtur titullar në të djathtë të mbrojtjes dhe nga minuta e parë do luajë edhe Musacchio. Mesfusha dhe sulmi nuk ndryshojë me Biglia, Kessie dhe Bonaventura ndërsa treshja e sulmit Suso, Higuain e Calhanoglu. Derbi i Milanos premton spektakël.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?