"Njeriu është zot dhe jo skllav i punës", kështu tha Papa Françesku në meshën e Krishtlindjeve, për të cilin "sot gjithçka është përmbysur: Zoti vjen në botën e vogël. Madhështia e tij ofrohet në vogëlsi".
Ati i Shenjtë kujton se është shumë e rëndësishme që puna e njeriut të ketë dinjitet dhe të vlerësohet.
“Jezusi lindi pranë barinjve , afër të harruarve. Ai është atje ku dinjiteti i njeriut vihet në provë. Sonte Zoti vjen për të mbushur me dinjitet vështirësitë e punës. Ai na kujton se sa e rëndësishme është t’i vlerësojnë në punë dinjitetin njeriut. Të dashur vëllezër dhe motra, le të kthehemi te thelbësorja e besimit, te dashuria e parë, te adhurimi dhe te bamirësia. I shikojmë të urtët që enden, rrugës, ku është Zoti në njeriun dhe njeriu në Zot; ku Zoti është në radhë të parë adhurohet, ku të fundit zënë vendin më afër tij. Na kujton se sa e rëndësishme është t'i japësh dinjitet njeriut me punë, por edhe t'i japësh dinjitet punës së njeriut, sepse njeriu është zot dhe jo skllav i punës”, tha ai.
Në Krishtlindjen e tij të nëntë, Papa Françesku kremtoi një meshë solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit për rreth 2 mijë persona, me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të COVID-19 në gati një të pestën e përmasave të viteve para pandemisë.
Krishtlindja është festa më e rëndësishme në kalendarit fetar të besimtarëve të krishterë, ku shpërndahen mesazhe paqeje e harmonie.