Lezhë- Në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë u mbajt sot një meshë e veçantë për shpirtin e Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të thellë shpirtërore dhe njerëzore për mbarë botën.
Të pranishëm në këtë ceremoni të përmalluar ishin dhjetëra besimtarë nga e gjithë dioqeza, si dhe të gjithë meshtarët e Kishës Katolike të Dioqezës së Lezhës.
Ceremonia u kryesua nga Ipeshkvi i Lezhës, Imzot Vitale, i cili theksoi dashurinë dhe respektin që Papa Françesku kishte për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Komente
