Sociale

Meshë dhe lutje në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë për shpirtin e Papa Françeskut (VIDEO)

22 Prill, 18:43| Përditesimi: 22 Prill, 21:16

  • Share

Lezhë- Në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë u mbajt sot një meshë e veçantë për shpirtin e Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të thellë shpirtërore dhe njerëzore për mbarë botën.

Të pranishëm në këtë ceremoni të përmalluar ishin dhjetëra besimtarë nga e gjithë dioqeza, si dhe të gjithë meshtarët e Kishës Katolike të Dioqezës së Lezhës.

Ceremonia u kryesua nga Ipeshkvi i Lezhës, Imzot Vitale, i cili theksoi dashurinë dhe respektin që Papa Françesku kishte për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?