Sociale

Meshë në Katedralen ‘Shën Shtjefni në Shkodër’, Imzot Giovanni Peragine për Papa Françeskun: E paraqiti vendin tonë si model bashkëjetese fetare

23 Prill, 19:43| Përditesimi: 23 Prill, 20:00

  • Share

Në katedralen "Shën Shtjefni" në Shkodër u mbajt një meshë e shenjtë e veçantë, e drejtuar nga Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, përpara nisjes së tij drejt Italisë ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Para besimtarëve të pranishëm, Imzot Peragine ndau një kujtim të çmuar nga takimi me Papa Françeskun, i cili, siç tregoi ai, kishte shprehur dëshirën dhe zgjedhjen e vetëdijshme për të vizituar Shqipërinë për shkak të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare që karakterizon vendin tonë.

‘Zemra jonë është e trishtuar për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Papa Françeskut, zemrat tona janë të pikëlluara dhe të humbura ndoshta edhe të paafta për të pranuar këtë moment. Ai ka inkujaruar njerëz, sa herë ai ka telefonuar njerëzit duke dëgjuar dhimbjet e tyre. Ai zgjodhi Shqipërinë si vendin ku bëri udhëtimin e tij të parë në Europë dhe e paraqiti vendin tonë si model bashëjetese mes besimeve të ndryshme’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?