Egla Ceno, Julian Deda

‘Meshkujt po zhvishen dhe ndërrohen në sy të vajzave’, aktorja Egla Ceno shpreh shqetësimin e saj në BBVIP

16 Janar, 21:53| Përditesimi: 16 Janar, 22:07

  • Share

Aktorja Egla Ceno u bë pikënisja e një debati të ashpër që zhvilloi me disa prej banorëve, duke u shfaqur si protagoniste e tensioneve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo përmendi konkretisht aktorin Julian Deda i cili kishte ndërruar rrobat në sy të saj të dielën. Ajo tha se kjo sjellje është e papranueshme dhe se meshkujt duhet të tregojnë më shumë konsideratë ndaj pranisë të të tjerëve.

“As vëllai im nuk guxon të më dalë me të brendshme, e lëre më këta këtu”, është shprehur Egla në dhomën e rrëfimit, duke nënkuptuar se kjo sjellje nuk është e pranueshme, dhe se të gjithë duhet të tregojnë më shumë konsideratë ndaj hapësirave të përbashkëta dhe ndaj pranisë së të tjerëve.

Në klipin e publikuar, diskutimi i Eglas ka ndezur biseda dhe reagimet e banorëve të tjerë, duke u bërë kështu ndër temat e para të diskutuara në edicionin e sivjetmë të BBVA.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?