Samiti i 1-rë i Dixhitalizimit të Ballkanit Perëndimor

Mesi në Samitin i 1-rë i Dixhitalizimit të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria e angazhuar plotësisht

18 Prill 2018, 13:08| Përditesimi: 18 Prill 2018, 13:20

  • Share

Është zhvilluar në Shkup Samiti i 1-rë i Dixhitalizimit të Ballkanit Perëndimor. Samiti ka mbledhur Krerët e Qeverive nga Ballkani Perendimor, përfaqësues të rëndësishëm nga bizneset, organizatat rajonale, rinia akademia dhe shoqëria civile e Ballkanit Perendimor. Objektivi kryesor është ngritja e një platforme dixhitale për shkëmbimin e ideve dhe propozimeve brenda Ballkanit Perëndimor. ZëvendësKryeministrja Senida Mesi, pjesëmarrëse në këtë Samit në panelin “Integrimi i Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun Dixhital Pan-Evropian”

Shqipëria, e angazhuar plotësisht drejt integrimit dixhital të rajonit brenda tregut dixhital pan-evropian. Integrimi dixhital, detyrim dhe angazhim për qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm. Integrimi dixhital brenda tregut dixhital pan-evropian, mund të jetë një realitet. Si rajon, jemi plotësisht të angazhuar për të zhvilluar më tej axhendën dixhitale nëpërmjet projekteve konkrete dhe iniciativave të përbashkëta. Përshtatja e strategjive të aftësisë dixhitale në linjë me modelin e BE-së, domosdoshmëri për të gjithë rajonin.

Konfirmojmë gatishmërinë dhe angazhimin tonë për t’ju bashkuar marrëveshjes rajonale të Roaming. Politikat e koordinuara roaming drejt një rajoni me roaming të lirë, pjesë e angazhimit tonë. Jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë së bashku në krijimin e një zonë të lirë roaming, e cila duhet të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit. Shqipëria, progres të dukshëm me dixhitalizimin e administratës publike dhe shërbimeve publike – TIK, pjesë e të gjitha fushave në sektorin publik. Shqipëria, mirëpret Samitin e Dixhitalizimit të 2020-tës.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?