Mesila Doda 'justifikon' Metën: Ka thënë mos prisni president në normalitet në momente të jashtëzakonshme! Dhuna në Elbasan shenjë e keqe, Rama s'ka shpresë të fitojë

15 Mars 2021, 22:48| Përditesimi: 15 Mars 2021, 23:00

  • Share

Dhuna e ushtruar në Elbasan në Ditën e Verës sipas kandidates së PDIU Mesila Dodës, e treta në listën e Tiranës, është një shenjë e keqe që tregon se kryeministri Edi Rama e ka humbur toruan dhe se nuk ka shpresë që do të fitojë më 25 prill.

"Në Elbasan është shenjë e keqe, pse e them se duket sikur e ka humbur toruan dhe nuk ka shpresë që Rama të fitojë. Rama ka filluar të nxisë njerëz me rekorde kriminale. Në Elbsan që të ketë qytetarë  që thonë rama ik është normale po mënyra si reaguan me atë lloj shtazërie besoj që është shenja se ky njeri sdo të ikë në mënyrë të paqtë, besoj që jo vetëm që e ka shans të humbur por humbja më e thellë se do duket", tha Doda.

Ndërsa përplasjen e dhunshme të presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake në zyrat e FRD, Doda e ka justifikuar me shpjegimin e Metës.

"Sot Meta ka dhënë shpjegimet e tij në momente të jashtëzakonshme ka thënë mos prisni të keni një president në normalitet. Unë sdua të ndalem te një parti por ndërkohë ato i kishin ato zyra kur ishin në koalicion me Ps dhe pasnesër u kujtuan se ky ishte një ligj për tu zbatuar pse kshu funksionon sistemi. Mund ta kishin bërë një gjë të tillë më vonë", tha ajo.

Kurse ironinë e kryeministrit Edi Rama me anë të fotove për kandidatët e opozitës, Doda tha se ai e bën një gjë të tillë sepse sipas saj s'ka një bilanc për të prezantuar në gjithë këto vite qeverisje.

"Një opozitë mund ti lejojë vetes një përqasje të tillë. Ai duhet të vinte me bilancin që ka pasur në këto vite. Ska një bilanc të tillë prandaj", shtoi ajo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 16/03/2021 17:17

    Kjo monstra e Tym pallaveshit eshte me shpirtzeze se gruaja e dr. Gebelsit te rajhut te trete.

    Përgjigju
  • Like: 16/03/2021 03:55

    Te vjen per te vjell kur shikon keto jashteqitje te kombit qe te bejne moral

    Përgjigju
  • Like: 16/03/2021 03:48

    Doli dhe nje injorante tjetet qe vjedhjet e shkaterrimet e ketyre 30 viteve te fundit ja ve ne kurriz ENVER HOXHES DHE PPSH. Te paret qe duhet te dalin perpara drejtesise jeni ti, like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni, lulka e shume e shume te tjere. Te flasesh ne kete menyre duhet te jesh e droguar ose qe jeton jashte realitetit. Ju jeni vetem jashteqitje e ketij vendi. SHQIPERIA e SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • Arditi: 16/03/2021 00:48

    Kjo qenka out fare. Lum partia qe te ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?